Shqiptarët dhe hungarezët do të lëvizin lirshëm me një certifikatë vaksinimi

Ambasada shqiptare ka njoftuar mëngjesin e sotëm, se ka hyrë në fuqi marrëveshja midis Republikës së Shqipërisë dhe Hungarisë për njohjen e ndërsjellë të certifikatave të vaksinimit.

Njoftimin e bëri të ditur nëpërmjet një statusi në median sociale Facebook.

“Qytetarët shqiptarë dhe hungarezë, të cilët zotërojnë një certifikatë vaksinimi kundër Covid-19, mund të hyjnë në territoret e Shqipërisë dhe Hungarisë pa iu nënshtruar kufizimeve të shkaktuara nga pandemia”.

Deri më tani Hungaria dhe Spanja janë dy vendet anëtare të Bashkimit Evropian që kanë deklaruar pritjen e vizitorëve shqiptarë me një pasaportë vaskinimi.

Ndërsa Franca përveç pasaportës kusht ka dhe testin negativ të Covid brenda 72 orëve.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment