Provimet e Maturës, sot testimi për lëndën e matematikës

Këtë të premte rreth 34 mijë maturantë do t’i nënshtrohen provimit të tretë të Maturës Shtetërore atë të lëndës së Matematikës. Provimi do të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë deri në orën 12.30.

Ashtu si një vit më parë edhe këtë vit maturantët do të zbatojnë rregullat anti-COVID, kjo për shkak të situatës pandemike në të cilën ndodhemi, ku në një klasë nuk do të ketë më shumë se 10-15 maturantë.

Në mënyrë kategorike është i ndaluar përdorimi i telefonit gjatë zhvillimit të provimit dhe nëse identifikohet e kundërta, maturanti duhet të mbajë përgjegjësinë e veprimeve të veta.

Testi në total ka 60 pikë dhe pragu i kalueshmërisë është 25% (15 pikë). Më 15 qershor maturantët do të zhvillojnë provimin e lëndës me zgjedhje.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment