6 dhjetori, Dita e Shën Nikollës- babagjyshit të Krishtlindjes

0
412

Sot është dita e Shën Nikollës, shenjtori që bën bashkë të krishterët ortodoksë dhe ata katolikë, pasi njihet e nderohet prej të dyja besimeve.

Shën Nikolla është një nga shenjtorët më të njohur në mbarë botën, për shkak se figura e tij është komercializuar duke e paraqitur edhe si personazhin e përrallave që shpërndan dhurata për fëmijët, në prag të Krishtlindjes. Për shumë vende, 6 dhjetori është dita kur zbukurohet pema e Krishtlindjes.

Shën Nikolla njihet ndryshe si Nikolla i Mirës (qytet i Turqisë së sotme), Shën Kolli (në Shqipëri), dhe me emrat si Nikolaus, Klaus etj. Ai është shenjtori mbrojtës i qytetit të Barit, në Itali, ku ende ruhen eshtrat dhe sende personale, të grabitura nga Turqia që në shekullin e 11-të. Duke qenë se ka shumë legjenda dhe mrekulli që i atribuohen atij, shën Kolli njihet ndryshe edhe si shenjtori mrekullibërës. Përkujtohet nga Kisha Ortodokse si dhe Romano-Katolike më 6 dhjetor, në ditën e tij të vdekjes.

Shkruaj nje koment