6 janari/Dita e Ujit të Bekuar apo Epifania, simbolika e kësaj feste

0
188

Epifania apo e njohur ndryshe si festa e Ujit të Bekuar kremtohet çdo 6 janar nga besimtarët orthodoks. Në shumë vende është zakon që Bekimi i Ujit të bëhet në det, lumë, liqen apo në ndonjë pellg uji. Kur nuk është mundësia, bekimi bëhet në kishë.
Fillimisht ishte vetëm një festë e “shfaqjes së Perëndisë” në botë, në formë njerëzore. Ajo përfshinte kremtimin e Lindjes së Krishtit,kjo festë, si edhe Pashka u kuptua si përmbushja e një feste të mëparshme judaike, në këtë rast, Festa e Dritave.Gjatë kësaj dite besimtarët marrin ujin e bekuar dhe spërkatin shtëpin për të larguar të keqen e vitit që kaloi dhe fillimin e një cikli të ri të pastërt e të bardhë .Spërkatja sipas besimit sjell mbarësi në shtëpi dhe në familjen e gjithkujt.Tradicionalisht kjo festë shoqërohet me hedhjen e kryqit në ujë dhe kapjen e tij nga dikush .Ku në ritual mund të marrë pjesë kushdo.Duke personifikuar “Pagëzimin e Krishtit” .Në vendin tonë ai person që kap kryqin shpërblehet dhe me një sasi monetare apo dhuratë simbolike pasi ai është “Jezusi” që po sfidon temperaturat e ftohta të janarit për të kapur kryqin dhe të sjellë mbarësinë në vend.

Ky ritual i përvitshëm sjell dhe kuriozitetin e njerëve për të parë si do shkojë,ashtu si çdo festë tjetër mund të celebrohet me drekën tradicionale njësoj si ajo e Krishtlindjes dhe shumë ëmbëlsira për të nisur një vit të mbarë, të lumtur e të begatë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here