60-vjeçari u vetëvra te ‘Shefqet Ndroqi’, i vëllai: Infermierët donin lekë, i dhanë oksigjen tepër

0
169

Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Një tjetër pacient me Covid u hodh nga lartësia duke u vetëvrarë.
Në një prononcim për “Abc News”, vëllai i 60-vjeçarit të ndjerë, Anton Skabona ka rrëfyer bisedën e fundit mes tyre. Sipas deklaratës, një ditë para se të kryente vetëvrasjen, 60-vjeçari u ka thënë familjarëve se ndodhej në gjendje të mirë shëndetësore.
Vëllai i tij dyshon se mjekët i kanë dhënë oksigjen të tepërt, ose mjekim të gabuar. Ai kërkon nga shteti që të zbardhet arsyeja e vërtetë pse 60-vjeçari vendosi të vetëflijohej.
Skabona ka hedhur akuza të rënda mbi stafin e “Shefqet Ndroqit”, teksa ka rrëfyer se infermierët i kanë kërkuar para 60-vjeçarit në këmbim të kujdesit apo plotësimit të kërkesave të tij.
“Kontakti i fundit ka qenë në datë 29 në orën 6 dhe më tha, më pyeti si je, si i ke fëmijët. Më tha jam më mirë, kam bërë testin dhe nuk i kishin dhënë rezultatin. I thash ke kujdes, mos shko në spital. Pasi foli me mua mori ambulancën dhe shkoi në spital. Kishte ethe dhe pak temperaturë. Unë i thash rri në shtëpi se ndoshta nuk ke covid. Më mori motra në telefon dhe më tha Nardi ka shkuar në spital.
Tentuam të lidheshim me spitalin por nuk arritëm. Më pas u lidhëm përmes një shoqe dhe na thanë se ishte në gjendje të mirë. Motra më thotë mos u bëj merak se nuk është në gjendje të keqe. Pastaj cfarë ilaçesh dhe oksigjeni i kanë dhënë nuk e di.
Ishte shumë mirë vëllai. Po të ishte keq vëllai, se më parë ka qenë, ka pasur çrregullime dhe më pas është kuruar dhe ka dalë mirë. Ka qenë edhe në hetuesi në kohën e Enverit dhe ka vuajtur. Por kohët e fundit ka qenë mirë. 6 muajt e fundit ka qenë shumë mirë se merrte ilaçe. Nuk ka pasur probleme, se mund të hidhej nga pallati i vet, ku jeton në Laç, pse u hodh nga Sanatoriumi? Dua të çfarë ilaçesh i kanë dhënë vëllait.
Unë dyshoj që i kanë dhënë ose oksigjen tepër ose mjekim të gabuar. Dhe qeveria shqiptare nuk mund të vendosë dy hekura në dritare? Se vëllai im është i pesti që hidhet. Nuk ka personel? Dakord, po dy hekura për t’i vendosur? Unë kërkoj nga shteti që të zbardhet cfarë arsye e bëri vëllanë tim të hidhet nga dritarja se ai po të donte me u hedhur ishte hedhur në vend tjetër jo në spital. Dyshoj te mjekimi që i kanë dhënë mjekët.
Vëllai, motrës i ka thënë “Nuk ma lejojnë telefonin, i ka thënë këtu nuk të shërbejnë, nuk kujdesen infermierët, për të hequr tubin e urinës, nuk ia heq njeri pa i dhënë lekë, donin pare infermierët, për doktoreshën nuk di gjë, por për infermierët. I thashë motrës, kontaktoi me njerëz atje se ia paguaj unë lekët prej Amerike, vetëm të shpëtojë vëllai. Vëllai ka kërkuar rroba, motra e ka pasur çantën gati për ta çuar por e ka gjetur të vdekur”, është shprehur ai.
Burimi: “Abc News”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here