Kushi merr vendimin: Ulet kufiri i pikëve për çdo notë në provimin e matematikës

0
234

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis kushi në një video-mesazh për maturantët bëri me dije se është marrë vendimi për uljen e kufirit të pikëve për çdo notë në provimin e matematikës.

Kushi theksoi se vendimi u mor pasi MASR ngriti grupe punë të pavarura me ekspertë të fushës së matematikës, mësues dhe maturantë për të analizuar dhe vlerësuar provimin e matematikës.

“Menjëherë pas provimit të matematikës ngritëm grupe pune të pavarura me ekspertët të matematikës, mësues dhe maturantë për të analizuar me detaje çdo pyetje nëse është në përputhshmëri me programin dhe nivelin e vështirësisë. 

Nisur nga shqetësimet e maturantëve, mësuesve, prindërve, dhe pa dyshim duke konsideruar situatën e një viti jo normal e të vështirë të pandemisë, ku pavarësisht se maturantët në të gjithë vendin kanë qenë çdo ditë në mësim në shkollë, përveç 10 bashkive me risk të lartë ku për 6 javë mësimi u zhvillua online, kemi vendosur të plotësojmë kërkesën e maturantëve për të ulur kufirin minimal të pikëve për çdo note.

Gjithashtu pas përfundimit të procesi të maturës 2021 Ministria e Arsimit do të bëjë një analizë të thellë me qëllim identifikimin e të gjitha problematikave të mundshme dhe rishikimin e plotë të të gjithë procesit të maturës.

Ju uroj të gjithëve shumë suksese te provimet me zgjedhje nesër”, u shpreh Kushi.

Kujtojmë se maturantët për dy ditë resht pas provimit të matematikës zhvilluan protesta para Ministrisë së Arsimit duke kërkuar uljen e kufirit minimal të pikëve në provimin e matematikës, pasi sipas tyre ata kanë qënë në një vit akademik online.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here