Zgjedhjet në PD/ Jemin Gjana shpall zyrtarisht fitues Lulzim Bashën, sa vota kishte secili nga kandidatët dhe pjesëmarrja

Kryetari i Komisionit Zgjedhor në Partinë Demokratike, Jemin Gjana ka publikuar rezultatin zyrtar mbi zgjedhjet për kryetarin e ri të partisë.

Zyrtarisht Lulzim Basha është rikonfirmuar për një tjetër mandat 4-vjeçar në krye të PD-së me 32882 vota. Tre kandidatët e tjerë kanë marrë: Agron Shehaj 6038 vota, Edith Harxhi 983 vota dhe Fatbardh Kadilli 781 vota.

Në zgjedhjet për krytarin e ri të PD-së kanë votuar gjithësej 41097 anëtarë, ku 413 vota kanë rezultuar të pavlefshme.

“Komisioni zgjedhor i PD sapo ka përmbyllur procesverbalin e përgatitjes dhe të deklarimit të rezultatit përfundimtar zyrtar. Kemi administruar 76 kutitë e 76 komisioneve të votimit në gjithë vendin, në prani të komisionit janë hapur një nga një kutitë, janë regjistruar të dhënat e dokumentuara në procesverbale. Nga procesverbalet e administruara në kuti rezulton që në të gjitha rastet, komisionerët natyrisht kanë firmosur dhe përfaqësuesit e kandidatëve në garë në të gjitha ato raste kur kandidatët kanë pasur atje përfaqësim. Bazuar në të dhënat zyrtare të procesverbaleve të futura në përllogaritje, rezulton se nga anëtarët e PD kanë votuar 41097 anëtarë, 413 vota të pavlefshme, 40684 vota të vlefshme, të ndara sipas kandidatëve në garë.

Për zotin Fatbardh Kadilli 781 anëtarë
Për Edit harxhin 983
Për zotin Agron Shehaj 6038 anëtarë
Për zotin Lulzim Basha 32882 anëtarë
Bazuar në këto të dhëna Komisioni zgjedhor i PD shpall zyrtarisht fitues të garës për kryetar të PD zotin Lulzim Basha.” tha Jemin Gjana.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment