Fitoi zgjedhjet në PD, reagon për herë të parë Basha: Shprehje e qartë e besimit në rrugën tonë drejt ndryshimi

Vjen reagimi i parë i parë i kryedemokratit Lulzim Basha pas rikonfirmimit të tij në krye të PD në mandatin e tij të tretë.

Në një postim në Facebook, Basha përcjell një mesazh falënderimi demokratëve, ku thekson se fitorja është shprehje e besimit në rrugën drejt ndryshimit.

“Faleminderit për mbështetjen e jashtëzakonshme! Ajo është një shprehje e qartë e besimit në rrugën tonë drejt ndryshimit. Së bashku do bëjmë gjithçka që Shqipëria të fitojë”, shkruan Basha.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment