Sot mbahet takimi mes Kurtit dhe Vuçiç në Bruksel, flet Borrell: Dialogu i vështirë, duhet përkushtim i sinqertë

Sot në Bruksel do të takohet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç për vazhdimin e dialogut mes dy vendeve. Para takimit të Kurtit me Vuçiçin ka folu për mediat shefi i Diplomacisë Evropiane, Josep Borrell.

Ky i fundit tha se i ka nxitur dy udhëheqësit që të vazhdojnë takimet në kuadër të dialogut, duke theksuar se kjo është e vetmja rrugë drejt së ardhmes europiane për të dyja shtetet. Borrel ritheksoi se procesi nuk është i lehtë.

“Unë atëherë i kam inkurajuar të dy që të vazhdojnë me takimet në kuadër të dialogut, pa vonesa, dhe me fokusin për të prodhuar rezultate pavarësisht të gjitha pengesave ekzistuese.

Ne e dimë se ky dialog nuk do të jetë i lehtë, por ky proces dhe përkushtimi i sinqertë nga të dyja palët është i nevojshëm për të mirën e popullit të Kosovës dhe Serbisë. Le të jemi të qartë – dialogu dhe rezultati i tij është rruga drejt të ardhmes europiane për të dyja vendet”, theksoi ai.

Borrell tha se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë është e rëndësishme edhe për stabilitetin e rajonit.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment