Përfundon me tensione takimi në Bruksel/ Kurti: Bëra 4 propozime dhe u refuzuan; Vuçiç: Pala shqiptare është e papërgjegjshme

0
280

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit dhe presidentit serb Alkesandër Vuçiç. Gjatë takimit ka pasur debat mes dy udhëheqësve. Kurti ka reaguar pas takimit me Vuçiç përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ai thotë se ka treguar qëndrimin kritik të qeverisë tij për marrëveshjet e nënshkruara deri më sot . Gjithashtu thekson se ka shprehur gatishmërinë për dialog konstruktiv për njohje të ndërsjelltë.

Kurti bën me dije se takimi i radhës do të mbahet para datës 25 korrik. Ai liston katër propozimet që ka bërë në takim, ku më kryesoret janë: Një marrëveshje, ku Kosova dhe Serbia do të zotohen se nuk do ta sulmojnë njëra-tjetrën; reciprocitet bilateral, përfshirë çështjen e pakicave, pas njohjes së ndërsjelltë dhe që Serbia të ndryshojë qëndrim për çështjen e të pagjeturve.

Ai bën me dije se këto propozime janë refuzuar, ndërsa bën me dije se sot pasdite shefi i diplomacisë europiane Josep Borrell do të takohet me presidentin e SHBA-ve, Joe Biden.

“Shpresoj që kur të kthehen në Beograd, z. Vuçiç dhe z. Selakoviç, të mendojnë më shumë dhe ta konsiderojnë seriozisht pranimin e këtyre propozimeve“, shkruan Kurti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here