Kolegji Zgjedhor i rrëzoi kërkesën për përsëritje të zgjedhjeve, PD: Çështjen do e çojmë në Strasburg

Pasi Kolegji Zgjedhor rrëzoi kërkesën e PD për përsëritje të zgjedhjeve në qarkun e Fierit, ka reaguar përfaqësuesi ligjor i saj, Marash Logu. Ai e ka cilësuar vendimin të paprecedentë dhe në kundërshtim me ligjin.

Logu u shpreh se PD do ta vazhdojë betejën në Gjykatën e Strasburgut. Ai tha se do të përdoret çdo mjet ligjor për të vërtetuar “masakrën zgjedhore”. Gjithashtu hodhi akuza se vendimet e Kolegjit kanë qenë të ndikuara politikisht.

“Këto vendime janë të paprecedent dhe në kundërshtim flagrant me ligjin zgjedhor në Shqipëri. Ne e dimë se kush ka qenë prapa këtyre vendimeve. Ka shumë qytetar që na pyesin kush është i frikësuar nga masakra e 25 prillit, kush është dora e zezë që mbyll gojën e përgjigja është një dhe e vetme është Edi Rama.

Ne do t’i shkojmë deri në fund, demokratët nuk dorëzohen dhe në do ta vazhdojmë deri në fund betejën për zbardhjen e masakrës së 25 prillit. Do përdorim çdo mjet do përgatisim strategjinë ligjore që do të ndjekim në Gjykatën Kushtetuese dhe në gjykatën e Strasburgut”, u shpreh Logu.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment