Roland Bejko: Zgjedhjet në PD treguan demokracinë brenda partisë

0
159

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Roland Bejko u shpreh në Euronews Albania se zgjedhjet në PD treguan demokracinë brenda partisë.

“Është normale që të ketë akuza dhe kundërakuza, është normale që të ketë edhe pakënaqësi, por kjo tregon se trupi politik ka filluar të reagojë dhe trupi politik është Partia Demokratike, është demokracia shqiptare në vetvete”, u shpreh z. Bejko.

Ai theksoi se është tërësisht kundër zotit Nishani për cilësimin e zgjedhjeve një maskaradë elektorale, si dhe komentoi edhe qëndrimin e Fatbardh Kadillit.about:blank

“Po të thuash që nuk ishte garë, kjo është që ta ç’bësh me ligësi një proces që për mua nuk ka ndodhur ndonjëherë në partitë politike shqiptare”, tha ai.

“Të gjithë ish-kandidatët dhe mbështetësit e tyre duhet të heqin dorë nga nervat dhe të shikojnë përpara të gjithë së bashku”, shtoi ai.

Z. Bejko komentoi edhe deklaratën e Berishës për një rikthim të mundshëm në lidershipin e PD-së.

“Nëse është prapë kjo përsëritje, dje kjo ka qenë dita e gabuar sepse dje sapo u legjitimua nëpërmjet votës në masën mbi 80% kryetari i PD-së, z. Basha. Në përgjithësi në historinë e politikës rikthimet nuk kanë qenë të suksesshme”, përfundoi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here