Zhvilloi seancë maratonë/ Gjykata Kushtetuese ende s’ka vendosur për TK, pritet verdikti përfundimtar

Ende nuk ka një vendim nga Gjykata Kushtetuese për çështjen e Teatrit Kombëtar. Gjykata zhvilloi ditën e djeshme një seancë maratonë prej 12 orësh dhe u tërhoq për të marrë vendimin përfundimtar rreth orës 10.30, por mesa duket seanca është shtyrë për sot.

Përfaqësuesi ligjor i Presidencës, Bledar Dervishaj tha para trupës gjykuese se  procedurat administrative për ndërtimin e teatrit të ri nuk duhet të vazhdojnë, derisa “Kushtetuesja” të shprehet lidhur me këtë çështje.

Kujtojmë që Presidenti Ilir Meta ka kërkuar në Gjykatën Kushtetuese shfuqizimin e kalimit të pronësisë së teatrit nga ministria e Kulturës te bashkia Tiranë dhe shfuqizim të procedurës së kontratës për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar. 

Teatri Kombëtar u shemb mëngjesin e 17 majit, që më pas solli edhe protesta dhe përplasje mes policisë dhe aktivistëve për mbrojtjen e teatrit.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment