Kina “shënjestron” SHBA-në: Hetimi për origjinën e Covid-19 duhet të zhvendoset atje

Një epidemiolog kinez deklaroi se Shtetet e Bashkuara duhet të jenë në përparësi për tu hetuar për origjinën e Covid-19, pasi një studim tregoi se virusi mund të kishte qarkulluar atje që prej dhjetorit të 2019.

Studimi i publikuar këtë javë nga Instituti Kombëtar Amerikan për Shëndetësinë, tregoi se 7 persona në 5 shtete të SHBA-ve ishin infektuar me SARS-Cov-2 disa javë para se qeveria të raportonte rastet e para zyrtare.

Një studim i përbashkët i OBSH-së o botuar në muajin mars thoshte se Covid-19 kishte shumë të ngjarë ta kishte origjinën nga tregu i kafshëve të egra dhe më pas virusi kaloi nga lakuriqët e natës te njeriu.

Pekini thotë se Covid-19 ka hyrë në Kinë nga përtej detit, përmes ushqimit të ngrirë, ndërsa një numër politikanësh bënë thirrje për hetime më të thelluara në lidhje me mundësinë se virusi ka dalë nga një laborator.

Zeng Guang, shefi i epidemiologjisë në Qendrën Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, i tha tabloidit shtetëror “Global Times” se vëmendja duhet të zhvendoset te Shtetet e Bashkuara, të cilat ishin të ngadalta në identifikimin e personave të parë të infektuar edhe pse është shtëpia e laboratorëve më të mirë.

Duke komentuar mbi studimin e SHBA-së të mërkurën, zëdhënësi i ministrisë së jashtme Zhao Lijian tha se tani ishte “e qartë” se shpërthimi i COVID-19 kishte “origjinë të shumëfishtë” dhe se vendet e tjera duhet të bashkëpunojnë me OBSH-në.

Origjina e Covid-19 është bërë një burim tensioni politik midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, duke theksuar Institutin e Virologjisë Wuhan ku virusi u identifikua për herë të parë në 2019.

Një studim i mëparshëm ka ngritur mundësinë që SARS-CoV-2 të ketë qenë duke qarkulluar në Evropë që në shtator, por ekspertët thanë se kjo nuk do të thoshte domosdoshmërisht se nuk kishte origjinën nga Kina, ku shumë koronavirusë të ngjashëm me SARS janë gjetur në natyrë.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment