Nesër hapen pikat kufitare me Greqinë, ministria e Jashtme: Çfarë duhet të dini para se të udhëtoni?

Greqia do të lejohet të kalojnë të gjitha kategoritë e udhëtarëve nga Shqipëria, si për qëllime familjare ashtu dhe turistike.

Ministria e Jashtme iu bën me dije udhëtarëve se duhet të kenë me vete në kufi:

a) Formularin Plf
b) Certifikate vaksinimi, test PCR ose rapid ose
c) Certifikate se diagnozës pozitive e vlefshme për dy deri në nëntë muaj.

Fëmijët mbi 12 vjeç do të ketë të njëjtat kritere hyrëse si të rriturit.

Pavarësisht kësaj, në pikat kufitare do të vijojnë të kryhen teste të rastësishme nga autoritetet përkatëse. Deri më datë 28 qeshor, mbeten në fuqi kuotat prej 1500 personave në ditë në Kakavijë, 250 në Qafë Botë dhe 400 në Kapshticë dhe më vonë pritet liberalizimi total i lëvizjes. Plotësimi i PLF është detyrueshëm për të gjithë nga të gjitha pikat kufitare, tokësore ose ajrore.

“Lutem plotësimin e këtij formulari të domosdoshëm në rast udhëtimi drejt Greqisë. Në rast se formulari nuk plotësohet online do të thotë që është arritur kuota ditore e ju duhet të zgjidhni një ditë tjetër për të udhëtuar drejt Greqisë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment