U KAP ME 14 GR KANABIS, SARANDA DHA SHËRBIM PROVE, APELI GJIROKASTËR E KTHEN NË BURG

Komisariati i Policisë Sarandë njofton se në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave në kërkim, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit G. O., 20 vjeç, banues në Sarandë, pasi Gjykata e Apelit Gjirokastër ka ndryshuar mënyrën e vuajtjes së dënimit, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, nga shërbim prove në dënim me 3 vjet e 4 muaj burgim.

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

I riu 20 vjeçar ishte kapur me 14 gramë kanabis më 17.08.2019 dhe Gjykata e Sarandës e kishte dënuar me Shërbim prove, por Apeli i Gjirokastrës e ka hedhur poshtë këtë vendim, duke e dënuar me 3 vjet . 4 muaj burg

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment