Unioni Turistik kërkesë Ministrisë së Shëndetësisë: Rishikoni masat anti-covid, ora policore të zgjatet deri në 24:00

0
245

Unioni Turistik Shqiptar i ka drejtuar një kërkesë Ministres së Shëndetësisë, ku kërkohet rishikimi i masave kufizuese antiCovid. Më konkretisht kërkon rishikimin e orës policore dhe ndalimin e muzikës në orën 22:00.

Sipas Unionit Turistik këto masa po bëhen pengesë për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

“Jemi te mendimit se ne kushtet aktuale duhet rishikuar mundësia për zgjerimin e këtyre masave në mënyrë që të ndihmohen bizneset dhe njëkohësisht t’u krijohen kushtet për argëtim turistëve që kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet e tyre,pasi kjo do shtonte kërkesën dhe do bënte të mundur rritjen e numrit te turisteve që do vijnë në Shqipëri, gjë e cila do kontribuonte në rritjen e të ardhurave për ekonominë tonë. Siç jeni në dijeni, shumë vende Europiane, përfshire edhe fqinjët tanë, me qëllim që të mos shkaktojnë barriera gjate sezonit turistik, kane hequr orën policore, lejojnë organizimin e eventeve në ambiente të hapura, tarraca,veranda, oborre deri në maksimum 100 persona, por jo me shume se 50 për qind e kapacitetit të hapësirës, lejojnë muzikën gjate organizimit të eventeve, ne pajtim me protokollin adekuat dhe brenda nivelit te zhurmave, duke garantuar komoditet p€r çdo pushues vendas dhe te huaj”, thuhet në kërkesë.

Në shkresën drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë, Unioni Turistik shprehet se kanë marrë shumë ankesa nga turistët për shkak të moslejimit të muzikës pas orës 22:00, duke theksuar se ata vijnë në Shqipëri për t’u argëtuar dhe jo për të ndenjur në dhomë, ndërsa sugjerojnë që ky orar të zgjatet deri në orën 24:00.

“Për shkak te moslejimit të muzikës pas orës 22:00 kemi marre shumë ankesa nga turistët të cilët janë të pakënaqur ngaqë nuk kane ardhur për t’u mbyllur në dhomë, po për të pushuar dhe për t’u argëtuar,me qëllim që turistët të marrin kënaqësinë e pushimeve, sugjerojmë që ky orar të zgjatet deri në orën 24:00 në mënyrë që të mos u shkaktohet mërzitje turistëve, pasi ora 22 nuk mjafton duke pasur parasysh faktin që gjatë periudhë së verës kjo orë është koha që errësohet dhe gjatë ditës njerëzit janë në pune dhe darkat ngelen më të frekuentuara nga qytetaret”, thuhet mes të tjerash në kërkesë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here