Rritja e menjëhershme e temperaturave, deri kur do të na shoqërojë i nxehti afrikan

0
138

Në ditët e fundit vendi ynë është përfshirë nga temperatura të larta, në ndryshim nga fillimi i qershorit kur nuk munguan luhatjet e temperaturave. Sipas Meteoalb, ajri i nxehtë dhe pluhuri i Saharasë kanë mbuluar qiellin në gjysmën juglindore të kontinentit evropian.

Kjo valë nxehtësie ka bërë që vlerat e termometrit të ngjiten mbi 40°C në disa zona të Italisë, Ballkanit dhe pellgut të Egjeut.

Kjo tablo e motit shumë të nxehtë, e vrojtuar zakonisht gjatë kulmit të verës mbetet dominuese deri në fundjavë kur moti do të freskohet ndjeshëm në Ballkanin Verior, por një freskim të moderuar do përjetojë Ballkani Jugor.

Megjithatë, kjo është një vale e parë e nxehtësisë për verën 2021, e cila do të tërhiqet drejt brigjeve të Libisë gjatë fundjavës për t’u rikthyer në ditët e para të korrikut. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here