Nga heqja e maskës tek shtetrrethimi, Greqia lehtëson masat kufizuese kundër Covid

0
250

Greqia ka lehtësuar masat kundër Covid-19. Duke filluar nga nesër në të gjithë vendin hiqet detyrimi për të mbajtur maskën në ambientet e jashtme, ndërsa urdhri mbetet në fuqi për vendosjen e maskave në ambientet e mbyllura.

Një tjetër masë lehtësuese është heqja e shtetrrethimit. Greqia nga e hëna do të heqë shtetrrethimin duke mos lënë në fuqi asnjë kufizim të lëvizjes natën.

Po ashtu është vendosur përjashtimi i punëtorëve të vaksinuar nga detyrimi për të kryer vetë-teste në vendet e punës.

Nga 5 persona, brenda lokaleve tashmë në tavolina do të lejohen 10.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here