Hapet dogana greke për autobusat e linjave Shqipëri-Greqi, do të lejohen me 85% të kapacitetit

Kufiri Shqipëri-Greqi është hapur dhe për linjat e autobusëve. Lajmin e ka konfiirmuar Ministri e Transportit në Greqi.

Lëvizja e autobusëve me pasagjerë do të bëhet me 85% të kapacitetit të tyre dhe duke zbatuar rreptësisht protokollet anti-covid.

Para pak ditësh, Greqia vendosi të heqë masat kufizuese me vendin tonë, duke hapur kufirin për udhëtarët nga Shqipëria, por autobusët me pasagjerë vetëm sot janë lejuar të kalojnë.

Ministria greke e Transportit deklaruar se ka qenë një gabim njerëzor i bërë prej nëpunësve të kësaj Ministrie që ka sjellë problemin, duke premtuar se do të bëhet çdo gjë e mundur që situata të ngjashme mos të përsëriten më.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment