Aksident në aksin Fier-Vlorë/ Shuhet familja

Aksidenti në autostradën Fier-Vlorë ka rezultuar fatal për një familje. Çifti i bashkëshortëve dhe dy fëmijët e mitur kanë humbur jetën.

Ndërkohë tre persona të tjerë janë plagosur dhe po marrin në spital ndihmën mjekësore.

Aksidenti ndodhi rreth orës 08:23 në vendin e quajtur “Kripa”, ku automjeti tip “Audi” është përplasur me një mjet tip “Toyota”. Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë.

Në vendngjarje grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit, identifikimin e viktimave dhe të personave të plagosur.

Përplasja mes dy automjeteve ka qenë shumë e fortë dhe është nevojitur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë trupat e pajetë nga makina. Informacionet që vijnë nga vendngjarja tregojnë se në rrugë kanë mbetur shenjat e frenimit dhe se “Audi” që ra në kanal, ka krijuar dhe një gropë.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment