Digjen 60 shezlongë në Drimadhë, dyshohet për konflikt mes bizneseve

0
246

Duket se shfrytëzimi i vijës bregdetare është bërë shkak për një tjetër konflikt në jug të vendit.

Burime policore bëjnë me dije se mbrëmjen e djeshme rreth orës 01:00 në Drimadhë, Dhërmi janë djegur 60 shezlonge të një biznesi të vogël në pronësi të shtetasit B. D., që operon në këtë plazh.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se djegia ka qenë e qëllimshme dhe se shkak mund të jetë bërë një konflikt i mëparshëm midis bizneseve për shfrytëzimin e vijës bregdetare në këtë zonë.

Vetëm një ditë më parë në Velipojë, konflikti për shezlongët mes pronarëve të bizneseve, u përshkallëzua në përplasje me armë ku mbetën të vdekur katër persona, ndërsa dy të tjerë u plagosën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here