Çuçi tha se s’ka faj Policia por Drejtësia, Manjani: Gjyqtarët dhe prokurorët kanë faj që s’iu zënë për leckash

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas deklaratës së Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi i cili ia kaloi përgjegjësinë prokurorëve dhe gjyqtarëve lidhur me ngjarjet e fundit kriminale në vend.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan me ironi se dhe shezllongjet mbrëmjen e djeshme në Drimadhe, prokurorët dhe gjyqtarët i dogjën.

Sipas tij, gjykatësit e prokurorët kanë faj vërtetë që nuk i zënë për leckash zyrtarët që flasin krejt pa logjikë dhe që relativizojnë përgjegjësinë publike për detyrat që kanë marrë përsipër. Manjani shkruan se duhet t’i nxjerrin nga zyrat publike ku cicërojnë e t’u kërkojnë hesap në bazë të ligjit.

  • Postimi i plotë:

Po, po. Edhe shezllongjet në Drimadhes mbrëmë i dogjën prokurorët e gjyqtarët!
Ëhë.
Ata i dogjën, posi!
Ata e kanë fajin!
****
Më thënë të drejtën gjykatësit e prokurorët kanë faj vërtetë që nuk i zënë për leckash zyrtarët që flasin qesim, krejt pa logjikë dhe që relativizojnë përgjegjësinë publike për detyrat që kanë marrë përsipër.
T’i nxjerrin nga zyrat publike ku cicërojnë, kërkojnë hesap e përcaktojnë fajtorët.
Ti nxjerrin nga ato zyra e t’u kërkojnë hesap në bazë të ligjit!
Për sa kohë që nuk bëjnë, janë padyshim fajtorë për çdo gjë që ndodh në këtë vend.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment