Nesër protestë në Fier për familjen Gushi që u shua në aksident, motra e Silvanës: Dua drejtësi, jo hakmarrje

0
306

Nesër në orën 18:30 do të mbahet një protestë në Fier, ku do të kërkohet drejtësi për familjen Gushi, çiftin Eduard dhe Silvana Gushi, si dhe dy vajzat e tyre të mitura, të cilët humbën jetën në një aksident në aksin Fier – Vlorë. Lajmin e ka bërë me dije motra e Silvana Gushit, Suela, e cila tha se do vetëm drejtësi, dhe jo hakmarrje.

Ajo ka treguar bisedën e fundit që ka pasur me motrën dhe sesi e ka marrë lajmin e hidhur. Ajo u bëri thirrje qytetarë që të mblidhen nesër në shesh për prootestë dhe të kërkojnë drejtësi për katër jetët e humbura.

“Nuk gjej fjalë të flasë dhe të mbyllë plagët e familjes sonë. Hera e fundit që folëm në darkë deri në orën 1 të natës. Hera e parë që flisnim deri në 1 të natës. Sikur e ndjenin, po qeshnin e këndonin. Në mëngjes po i prisnim. Në 9 pa çerek, se si më hoqi engjëlli marr telefonin dhe shikoj lajmet për aksidentin, sikur ma ndjeu engjëlli që ishin ata, shkova në spital. Kur shkoj atje nuk më tregonte njeri, dëgjova që ishin 4 të vdekur.

Janë dy mbesat e mia që i rrita vetë. Kërkoj të drejtën për motrën e vetme që kishin, për kunatin që i thosha vëlla, për këto dy çupat e mia, se nuk i kisha mbesa. kërkoj shtetin të vërë dorë. Nuk e kuptoj ça janë ata njerëz të pashpirt. Babai duhet të ishte ngritur, dhe sikur ta kishim vrarë, duhet të kishte ardhur. Duam drejtësi vetëm. I lutem të gjithë shtetit të ngrihet në këmbë, të gjithë njerëzve të mirë. Të ngrihen të kërkojnë të drejtën e tre çupave tona dhe çunit tonë. Nuk bëhet puna me lekë dhe me vrasje, ai të dënohet. Ne kërkojmë këtë të drejtë.

Asnjë s’më tregonte në spital. Policët nuk thoshin asgjë. Unë shtrihesha në shesh, nuk më kapte njeri me dorë, nuk më thoshin një llaf. Emrat kanë dalë pas dy orësh. Më thoshin ik tek morgu të shikosh trupat, veja atje më thoshin ik se nuk i shikon dot. 

Ju lutem të gjithë njerëzve të vënë dorën në zemër dhe nesër në 18:30 në shesh të Fierit i presim për drejtësi për këtë familje që s’do i shohim më në jetë të jetëve, përveç katër varreve që i pamë në mes të shtëpisë. Jam 23 vjeçe, do e kërkoj drejtësinë deri sa të vdes. Nuk dua hakmarrje, dua drejtësi. Shikojini këto çupa, si mund të iknin”, tha motra e Silvanës për emisionin “Me zemër të hapur”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here