Pas Velipojës e Drimadhes, tjetër konflikt për shezlongët në Ksamil, policia rrethon çadrat

Problemet mes pronarëve të bizneseve për ndarjen e parcelave përpara hoteleve vazhdojnë nga Veriu në Jug.

Dy ditë më parë në Velipojë u vranë 4 persona për shkak të konfliktit pë shezlongët, mbrëmë në Drimadhes 60 shezlonge dhe çadra u dogjën, ndërsa sot është regjistruar një tjetër incident në Ksamil.

Forca të shumta policie zbarkuan në Ksamil për të hequr disa shezlonge.

Albert Sula pronari i një plazhi në Ksamil pretendon se padrejtësisht policia i ka hequr shezlongët nga territori i tij të cilin e ka të dokumentuar e të mirëmbajtur me të gjitha taksat dhe detyrimet.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment