Mbi 25 mijë aplikime, vijon dhe sot vaksinimi i qytetarëve mbi 18-vjeç

Sot është dita e dytë, ku qytetarët mbi 18-vjeç mund të vaksinohen, duke aplikuar në portalin e-Albania. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se janë kryer mbi 25 mijë aplikime.

Ata nuk mund të zgjedhin se cilën vaksinë do të marrin dhe ajo që është perdorur më shumë është Sinovac. Por është perdorur edhe vaksina ruse  dhe ajo Astra Zeneca.

Deri më tani në vendin tonë janë kryer rreth 960 mijë vaksinime, ku afro 400 mijë qytetarë i kanë marrë të dyja dozat. Numri i vaksinave që ka siguruar Shqipëria në total shkon në 1,103,690 doza.

Kujtojmë që procesi i imunizimit ka nisur javën e dytë të muajit janar, si fillim me grupet e riskut dhe më pas nisi vaksinimi masiv.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment