Vrasjet dhe aksidentet e fundit, shkarkohet nga detyra drejtori i Sigurisë Publike

0
166

Sikurse ishte paralajmëruar kanë nisur largimet nga radhët e Policisë së Shtetit.

Pas aksidenteve të shumta dhe vrasjeve është shkakuar nga detyra drejtori i Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit Gjovalin Loka. Nuk dihet se kush do ta zëvëndësojë Lokën.

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi u shprehën se ndryshimet në strukturat e policisë, të cilat ishin planifikuar të bëheshin në vjeshtë, të realizoheshin menjëherë tani.

Ky vendim erdhi pas aksidenteve të shumta dhe me pasoja tragjike, siç ishte ai ku humbi jetën një familje në aksin Fier-Vlorë, por edhe vrasjes në Velipojë, ku mbetën të pajetë 4 persona si pasojë e përplasjes për hapësirën e shezlongëve në plazh.

Ai u emërua në këtë detyrë në 2018-ën, ku zuri vendin e Altin Qatos. Gjovalin Loka kambajtur një sërë postesh të larta në Policinë e Shtetit.

Ai  ka qenë shefit i komisariatit numër 1 në Tiranë. Loka ka drejtuar disa drejtori mjaft të rëndësishme policie, siç është ajo e Shkodrës, Vlorës dhe Lezhës. Gjithashtu  ka qenë Drejtor Rendi në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here