A jemi të rrezikuar nga varianti “Delta”? Tomini: Deri tani, asnjë rast i konfirmuar

Ndonëse në disa vende fqinje varianti ‘Delta’ i Covid-19 është zyrtarisht prezent, në Shqipëri deri tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar.

Eugena Tomini, zv. ministre e Shëndetësisë tha për ABC se gjithsesi ky variant i ri strukturat janë në alert për të kapur në kohë raste.

“Situata epidemiologjike është vërtet nën kontroll, por të gjitha strukturat janë në alert për të kapur në kohë raste. Deri në këto momente nuk kemi konfirmuar asnjë rast. Sigurisht q ëjemi të rriskuar,” shprehet Eugena Tomini.

“Delta” një ndër variantet e Covid me transmetim të lartë sipas Organizatë Botërore të Shëndetësisë po tregohet agresiv dhe tek të rinjtë ndërsa vaksinat po shfaqin efikasitet ndaj tij. 

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment