Drejtuesi i SPAK: 28 urdhërarreste nga operacioni antidrogë, miliona Euro pasuri të konfiskuara. Të përfshirë edhe zyrtarë publikë

0
143

Dejtuesi i SPAK, Arben Kraja ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me operacionin e organizuar në bashkëpunim mes Shqipërisë, Italisë, Malit të Zi dhe Spanjës.

Kraja tha se operacioni ka qenë i suksesshëm dhe janë ekzekutuar 28 masa sigurie të dhëna nga GJKKO në Shqipëri. Ai u shpreh se është provuar i gjithë zinxhiri i trafikut të drogës ndërkohë që është provuar edhe përfshirja e zyrtarëve të ndryshëm publikë, prokurorë, punonjës policie dhe administratorë të pushtetit lokal.

Kraja tha se janë sekuestruar miliona Euro pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme.

Organizojmë këtë konferencë në kuadër të finalizimit të një operacioni të suksesshëm. Është një skuadër e përbashkët e krijuar prej një viti e gjysmë, kryen hetime të përbashkëta, me shkëmbim informacioni të detajuar dhe të menjëhershëm, e rëndësishëm në grumbullimin e provave dhe në arritjen e konkluzioneve konkrete, ekzekutimi i 28 masave të sigurisë sot të dhënë nga GJKKO. Një moment i rëndësishëm është hetimi i gjithanshëm që është kryer. Është evidentuar dhe provuar i gjithë zinxhiri nga kultivimi dhe prodhimi deri në transportimin dhe tranzitimin në Itali të lëndëve narkotike. Është evidentuar dhe provuar përfshirja e zyrtarëve të ndryshëm publik në këtë lloj aktiviteti duke favorizuar aktivitetin kriminal. Bëhet fjalë për  prokurorë, punonjës policie, administratorë të pushtetit lokal. Janë evidentuar dhe janë sekuestruar pasuri të konsiderueshme të luajtshme dhe të paluajtshme në aktivitete tregtare në vlerë miliona Euro. Gjithashtu një tregues i rëndësishëm që duhet ta vlerësojmë është përdorimi i bashkëpunëtorëve të drejtësisë. Kanë qenë 4 bashkëpunëtorë të drejtësisë që kanë dhënë kontributin në gjithë këtë hetim. Kemi ngritur edhe akuza për pastrim të produkteve të veprës penale. Para një viti ne ishim në konferencë në Romë, ku sqaruam fazën e parë të këtij operacioni. Në takim kam theksuar një fjalë se do i shkojmë në fund hetimit për të zbuluar se kushdo që është i përfshirë në këtë aktivitet do të dalë përgjigjet penalisht, përfshirë edhe zyrtarë publikë. Jemi në situatë ku e kemi mbajtur premtimin dhe do vazhdojmë në të njëjtën rrugë”, tha Arben Kraja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here