Turistët mbeten në mes të detit pasi gomones i prishen motorat, shpëtohen pas disa orësh

0
177

Tre turistë të cilët mbetën të bllokuar në Gjirin e Gramës në Karaburun janë shpëtuar mbrëmjen e djeshme nga roja bregdetare e Vlorës.

Tre të rinjtë kishin marrë skafin rreth 7 metra me dy motora dhe ishin nisur për të shkuar në Himarë. Ato kanë dalë rreth orës 18:00  dhe rreth orës 20:30 pësuan defekt dy motorat.

Ato lajmëruan rojet bregdetare të cilat u nisën dy nga Sazani dhe dy nga Pashalimani ku rreth orës 00:30 arritën në kontakt me tre të rinjtë të cilët kishin mbetur në mes të detit.

Pas operacionit arritën të lidhnin skafin e tyre duke i tërhequr në breg të detit rreth orës 03:00 të mëngjesit të kësaj të shtune.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here