Një operacion anti-kanabis po zhvillohet paraditën e sotme në zonën e njohur si Lumi i Vlorës ku policia ka konstatuar disa parcela të mbjella me kanabis.
Policia thotë se parcelat janë zbuluar nga kontrollet e bëra me dron.
Mësohet se disa parcela janë konstatuar edhe në fshatrat Gusmar e Mazhar.
Në krye të operacionit janë drejtuesit e Komisariatit të Vlorës, ndërkohë që aksioni është në vazhdim e sipër.
Për momentin nuk raportohet në lidhje me sasinë e sekuestruar apo nëse ka të arrestuar në këtë operacion.