Papa Françesku shtrohet në spital, pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Papa Françesku është shtruar sot në një spital në Romë, pasi do ti nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. Zëdhënësi i tij, Matteo Bruni tha se 84-vjeçari do të bëjë një ndërhyrje për të trajtuar një problem të zorrës së trashë, raporton Reuters.

Papa u duk se ishte në gjendje të mirë shëndetësore disa orë më parë kur iu drejtua mijëra qytetarëve në sheshin e Shën Pjetrit si çdo të dielë. Ai njoftoi edhe udhëtimet e tij në Sllovaki dhe Budapest në muajin shtator.

Papa do të trajtohet në një spital katolik që ndodhet në pjesën veriore të Romës. Një pjesë e këtij spitali është gjithmonë në shërbim të tyre.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment