Iu nënshtrua operacionit, Papa Francesku në gjendje të mirë shëndetësore

0
169

Papa Françesku është në gjendje të mirë shëndetësore pasi kreu një operacion në zorrën e trashë, konfirmon Vatikani.

Papa iu nënshtrua kësaj ndërhyrje në moshën 84-vjeçar dhe u shtrua në spital për herë të parë që nga zgjedhja e tij në 2013.

Zëdhënësi Matteo Bruni tha në një deklaratë se Papa “iu përgjigj mirë” operacionit, i cili ishte bërë nën anestezi të përgjithshme.

Ai nuk dha detaje të mëtejshme rreth operacionit se sa zgjati apo edhe nuk tha sa kohë do të qëndronte papa në spitalin Gemelli të Romës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here