Rrahën avokatin me shkop bejsbolli, shpallen në kërkim tre autorët

Policia e Srandës ka zbardhur ngjarjen e paradites së djeshme në qytetin bregdetar, ku u dhunua me sende të forta avokatin Marjel Mejdi dhe i dëmtuan automjetin e tij.

Burime zyrtare njoftojnë se janë shpallur në kërkim tre shtetasit me iniciale E. F., S. N. dhe A. R. Ata akuzohen për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Policia njofton se vijon puna për lokalizimin e vendndodhjes dhe kapjen e tyre.

Avokatit 39-vjeçar autorët i thyen një dorë dhe një këmbë, ndërsa i kanë shkaktuar edhe fraktura në trup. Marjel Mejdi dyshon se sulmi ndaj tij ka ndodhur për një çështje pronësie të xhaxhait të tij.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment