Gjirokastër/ Studentja dhe një emigrant shfaqin simptoma të variantit Delta, pritet përgjigjia nga Anglia

0
303

Dy raste me simptoma të ngjashme të variantit të ri Delta dyshohet se janë identifikuar në qarkun e Gjirokastrës.

Bëhet fjalë për një studente e ardhur nga jashtë shtetit një ditë më parë nga fshati “Asim Zeneli” dhe se kjo e fundit ka shfaqur komplikacione e simptoma të ngjashme me atë të tipit indian të virusit Corona.

Ndërsa rasti i dytë i dyshuar në Përmet është shfaqur tek një person 45-vjeçar i ardhur dhe ky nga jashtë Shqipërisë.

Për të dyja këto raste shefi i epidemiologjisë Arenc Brahimi ka thënë se nuk ka vend për panik dhe se nuk mund ta perceptojnë çfarë lloji varianti është.

Aktualisht të dyja rastet janë të izoluara dhe po marrin trajtimin e nevojshëm. Ndërsa mbetet për tu parë çfarë varianti është nga rezultatet e analizave që do të kryhen në Angli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here