Temperaturat e larta, regjistrohet qershori i katërt më i nxehtë në të gjithë botën

0
239

Amerika e Veriut përjetoi qershorin e saj më të nxehtë të regjistruar, sipas programit të BE-së për vëzhgimin e tokës. Kjo nuk do të jetë surprizë, duke pasur parasysh temperaturat e larta të regjistruara së fundmi në Kanada dhe SHBA.

Por banorët e Mbretërisë së Bashkuar mund të tronditen kur të mësojnë se pavarësisht reshjeve të shiut ky ishte qershori i dytë më i nxehtë i regjistruar për Evropën.

Gjithashtu ishte qershori i katërt më i nxehtë i regjistruar në të gjithë botën. Copernicus, programi i BE-së për vëzhgimin e Tokës i nxjerr shifrat për temperaturat në të gjithë botën, duke përdorur miliarda matje nga satelitët, avionët dhe stacionet e motit.

Ekspertët e klimës thonë se gjetjet tregojnë për një përshkallëzim të frikshëm të ekstremeve të temperaturës. Një studim nga Met Office mbi nxehtësinë ekstreme në rajonin rus zbuloi se arritja e temperaturave të tilla ishte pothuajse e pamundur pa ndryshime klimatike të shkaktuara nga njerëzit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here