Basha për zgjedhjen e kreut të AMA-s: Të dalësh kundër BE dhe OSBE s’është forcë, por harbutëri

0
230

Kryedemokrati Lulzim Basha, ka reaguar në lidhje me votimin e kryetarit të ri të AMA-s, sot në Kuvend, edhe pse gjatë ditës ishte përcjellur me kundërshtime nga ana e delegacionit të BE dhe të OSBE në vend.

Basha në reagimin e tij, thotë se kryeministri Edi Rama, ka hedhur poshtë thirrjen e BE për ta shtyrë votimin për në muajin shtator. Ai e cilëson këtë hap të qeverisë, jo si një forcë, por harbutëri në dëm të të gjithë shqiptarëve të Shqipërisë.

Postimi i Lulzim Bashës:

Duke hedhur poshtë thirrjen e partnerëve për të shtyrë në shtator votimin për AMA. Kjo nuk është forcë, po harbutëri në dëm të të gjithë shqiptarëve dhe të Shqipërisë.

“E ka fajin Europa” llomotit poshtë e lart, për të fshehur dështimin e tij dhe pengimin e Shqipërisë. Por sapo i jepet një shans për të vepruar në shërbim të interesave të vendit, sikurse kërkuan BE dhe OSBE, zgjedh të bëjë të kundërtën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here