Basha zbardh takimin me ambasadorët e BE: Integrimi prioritet kryesor i PD, 25 prilli asnjë lidhje me demokracinë

0
194

Kreu i PD, Lulzim Basha ka zbardhur takimin e zhvilluar sot me ambasadorët e BE dhe kreun e këtij delegacioni, Luigi Soreca.

Në një reagim në rrjetet sociale, Basha shkruan takimi pati diskutime të frytshme dhe se integrimi Europian i Shqipërisë ka qenë dhe mbetet prioriteti kryesor i Partisë Demokratike.

  • Po ashtu, Basha shkruan se për PD, BE do të thotë votë e lirë, pavarësi e institucioneve, liri dhe pavarësi e mediave, ndarje e politikës nga krimi dhe luftë ndaj korrupsionit dhe to nuk mund të ketë as zhvillim, as integrim dhe as demokraci.

“Diskutime të frytshme sot me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian. Integrimi Europian i Shqipërisë ka qenë dhe mbetet prioriteti kryesor i Partisë Demokratike, ndaj do të bëjmë gjithçka që vendi ynë të eci përpara në këtë rrugëtim kaq të rëndësishëm për qytetarët tanë.

Për ne BE do të thotë votë e lirë, pavarësi e institucioneve, liri dhe pavarësi e mediave, ndarje e politikës nga krimi dhe luftë ndaj korrupsionit. Pa këto nuk mund të ketë as zhvillim, as integrim dhe as demokraci.

25 prilli nuk kishte asnjë lidhje me demokracinë dhe për Partinë Demokratike nuk mund të quhet një kapitull i mbyllur. Prandaj ne do të kërkojmë deri në fund hetimin e krimeve zgjedhore, ndëshkimin e fajtorëve dhe kthimin e legjitimitetit dhe demokracisë në vend”, shkruan Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here