Akuzohet për korrupsion, GJKKO le në burg Fatos Tushen

Gjykata e Posaçme për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar ka vendosur ‘arrest me burg’ për ish-kryebashkiakun e Lushnjes, Fatos Tushe.

GJKKO ka lënë në fuqi masat e dhëna në mungesë, ku 7 të arrestuar janë lënë në burg dhe 4 arrest shtëpie.

Arrest me burg
Fatos Tushe, tashme ish Kryetar i Bashkisë Lushnjë
Flamur Peqini, Drejtor i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë Lushnjë
Ibrahim Lami, administrator i kompanisë Loti shpk
Bujar Murati, administrator i kompanisë Euro Alb shpk
Gazmend Çela, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës
Bektash Nexha zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës
Blerta Turku, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës

Në arrest shtëpie
Margarita Gjermeni, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës
Andri Musho, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës
Ani Simoni, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës
Xhemal Hasko, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës

Tushe dhe zyrtarët e tjerë u arrestuan dy ditë më parë nga SPAK për shpërdorim detyre në lidhje me një tender abuziv me vlerë 24 mln lekë për rehabilitimin e kanalit ujitës. Ndërkohë, seanca për të vendosur masën e sigurisë ka nisur prej orës 10.00 paradite.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment