Ultimatumi i Ramës për kryebashkiakët, Tabaku: Filozofia e tij për 8 vite ka qenë PPP, tendera pa garë, shpenzime luksi

0
215

Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e zhvilluar dje me kryebashkiakët e vendit, paralajmëroi se do të përfundojnë në SPAK nëse abuzojnë me procedurat e prokurimeve publike.

Deputetja fituese në 25 prill e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, përmes një postimi në facebook tha se koncensionet dhe tenderat pa garë kanë qenë filozofi e kryeministrit në këto 8 vite qeverisje.  

Positmi i plotë:

Filozofia dhe logjika si ka funksionuar Rama në 8 vite ka qenë kjo e mëposhtmja. PPP, ligje të shkruara për klientët dhe miqtë e tij, tendera pa garë, shpenzime luksi, oferta të pakërkuara. Shkurt dhe shqip qoka për këdo në enturazhin e tij. Nuk ka njeri që beson se masakren me prokurimet publike e kuptoi sot!
Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama mblodhi krerët e bashkive pas arrestimit të kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe i akuzuar për korrupsion. Ai u bëri thirrje kryebashkiakëve të tjerë se kushdo që do të jetë i përfshirë në të tilla akte, do i dërgojë menjëherë në SPAK për hetime.
Kreu i qeverisë tha se do të përjashtojë nga Partia Socialiste kryebashkiakun Tushe dhe se partia nuk do të shërbejë si mburojë për askënd.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here