Mbytet një person në Fier, një tjetër në gjendje të rëndë

Një person është mbytur pasditen e kësaj të shtune në plazhin e “Pishe Poros” në Fier, ndërsa një tjetër është në gjendje të rëndë.

Viktima mësohet se është shtetasi Fiqiri Rexhepi, 60-vjeç, ndërsa në gjendje të rëndë është shtetasi Arben Alizoti, 47-vjeç. Ata janë nxjerrë të dy me shenja jete nga deti dhe janë nisur me urgjencë në spital, por Rexhepi nuk ka arritur dot të mbijetojë duke ndërruar jetë rrugës. Mësohet se Arben Alizoti hyri në det për të shpëtuar 60-vjeçarin.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment