Klement Balili largohet nga burgu i Peqinit, transferohet në një qeli të sigurisë së zakonshme

Klement Balili është zhvendosur nga burgu i sigurisë së lartë, ai i Peqinit në një të sigurisë së zakonshme. Gjykata e Elbasanit ka pranuar kërkesën e Balilit për ndryshimin e burgut. Vendimi është marrë më 9 korrik.

Balili ka mundur të kaloj në një burg të sigurisë së zakonshme për shkak të problemeve shëndetësore, pasi burgu i Peqinit nuk i krijonte kontakt të zakonshëm me mjekët dhe familjarët.

Klemend Balili është dënuar me dhjetë vite burg për trafik të lëndëve narkotike, pastrim parash, grup i strukturuar kriminal dhe refuzim të deklarimit të pasurisë.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment