U akuzua nga Bledi Çuçi , KPK shkarkon gjyqtarin e Vlorës

0
274

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Vlorës, Albert Spiro. Nga relatimi i Etleda Çiftjes, pjesë e trupës së kryesuar nga Brunilda Bekteshi dhe me anëtare Pamela Qirko, u tha se Spiro kishte probleme me kriterin e pasurisë.

Në qershor të këtij viti, Spiro u akuzua publikisht nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi për lirimin nga qelia të Edison Begajt, një person me precedentë të mëparshëm penale.

Gjykata e Vlorës u përgjigj se masa e “arrestit shtëpiak” ishte kërkuar nga prokurori. Albert Spiro e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 si gjyqtar në Gjykatën e Tepelenës. Prej vitit 2006, Spiro e ushtron funksionin në Gjykatën e Rrethit të Vlorës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here