Arrestohet zyrtari i Bashkisë Himarë, lejoi në bashkëpunim me kolegët ndërtimet pa leje

0
262

Një punonjës i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të bashkisë Himarë është arrestuar nga policia. Ai akuzohet për shpërdorim detyre, pasi në bashkëpunim me kolegë të tjerë kanë lejuar ndërtime pa leje në Himarë gjatë muajit Maj.

Në pranga është vënë shtetasi me iniciale M. N., 36 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë punonjës pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të bashkisë Himarë.

Ndaj tij, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Sipas burimeve zyrtare, ky shtetas, në bashkëpunim me R.H. dhe E.Z. (të arrestuar më parë) dhe Dh.B. (i shpallur në kërkim), ish-punonjës pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Himarë, gjatë muajit Maj ka shpërdoruar detyrën, duke lejuar ndërtimin e paligjshëm të disa objekteve në territorin e bashkisë Himarë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here