Nga Tepelena në Lushnjë për të vjedhur kamionçina, njëri kishte thyer arrestin shtëpiak

Policia e Lushnjës ka arrestuar dy persona për vjedhje kamionçinash në fshatrat e kësaj bashkie, Andi Orucai dhe Mariglen Kondi, për vjedhje të kryer në bashkëpunim.

Të dy personat me banim në Tepelenë, njeri 19 vjeç dhe tjetri 25, kishin vjedhur një makinë tjetër për të grabitur një kamionçinë në fshatin Eskaj të Lushnjës.

Policia e Lushnjës  mori njoftim në orët e para të mëngjesit nga banori I fshatit Eskaj, N. K, se i kishin vjedhur kamionçinën “Ford Tranzit” që e kishte të parkuar ndaj u vu në ndjekje të dy autorëve të dyshuar, arriti ta bllokojë mjetin e vjedhur dhe një tjetër që ata kishin përdorur dhe u vuri prangat të dyve.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment