Raporti i KB: Dyfishohet numri i emigrantëve që humbën jetën në det, ku janë mbytur më shumë anije

Numri i emigrantëve që humbën jetën teksa u përpoqën që të arrinin në Evropë përmes detit u dyfishua, krahësuar me gjashtë muajt e parë të vitit 2020, bëri me dije agjencia e migracionit e Kombeve të Bashkuara përmes një raporti.

Të paktën 1,146 persona humbën jetën nga janari deri në muajin qershor, thuhet në raport. Rruga e Mesdheut Qendror midis Libisë dhe Italisë mori më shumë jetë, 741 persona humbën jetën.

Tjetra ishte midis Afrikës Perëndimore dhe Ishujve Kanarie të Spanjës, ku të paktën 250 njerëz ndërruan jetë. Të paktën 149 të tjerë ndërruan jetë në rrugën e Mesdheut Perëndimor për në Spanjë, si dhe të paktën gjashtë në rrugën Mesdheut Lindor për në Greqi.

IOM thotë se numri aktual i vdekjeve në rrugët detare për në Evropë mund të jetë shumë më i lartë, pasi shumë anije të mbytura nuk raportohen dhe të tjera janë të vështira për t’u verifikuar.

Vendet mesdhetare si Italia, Malta, Spanja dhe Greqia kanë kërkuar në mënyrë të përsëritur nga vendet e tjera evropiane ndihmë për t’u kujdesur për njerëzit që janë shpëtuar dhe sjellë në brigjet e tyre.

Vitin e kaluar, kur kufizimet e pandemisë e bënë të vështirë lëvizjen midis vendeve, numri i refugjatëve dhe migrantëve që mbërritën në Evropë ra në nivelin më të ulët që nga viti 2015. Atë vit, 1 milion arritën në Evropë, shumë prej tyre refugjatë që ikën nga lufta në Siri .

Burimi: Euronews

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment