Yuri Kim: SHBA po e bën Ballkanin Perëndimor më të sigurt, mbështet anëtarësimin në BE

0
297

Ambasadorja e ShBA-së në Shqipëri, Yuri Kim ka qenë e pranishme këtë të enjte në ceremoninë e dhurimit të pajisjeve nga USAID për autoritetet doganore, në pikën kufitare të Qafë Thanës.

Gjatë fjalës së sa, diplomatja amerikane tha se ndihma e SHBA po e bën Ballkanin Perëndimor më të sigurt, më demokratik dhe më miqësor ndaj biznesit. Ajo tha më tej se ShBA mbështet integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE.

“Jam këtu për të theksuar se si ndihma e SHBA po e bën Ballkanin Perëndimor më të sigurt, më demokratik dhe më miqësor ndaj biznesit. Jo shumë kohë më parë kufijtë kanë qenë si mure, sidomos në këtë rajon, nën pretekstin e sigurisë kombëtare duke ndarë njerëzit, duke penguar tregtinë, besimin e ndërsjelltë.

Ndërsa sot qëndrojmë në një kufi që është jo vetëm më i sigurtë, por synon të sjellë njerëzit më pranë dhe të cojë përpara integrimin paqen dhe begatinë. Sot Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë në prag të anëtarësimit në BE, dhe ShBA e mbështet këtë qëllim.

Pajisjet e blera nga USAID do të sigurojnë që autoritetet doganore të arrijnë standarde më të larta në procedurat kufitare, lehtësimin e mjedisit për biznesin dhe kontrolleve për sigurinë.”, u shpreh ambasadorja Kim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here