Lirohet nga burgu Tire Alldervishaj

0
183

Gjykata e Tiranës ka vendosur ndryshimin e masës së arrestit për Tire Alldervishaj, ish-sanitarja e spitalit të Senatoriumin e akuzuar për mashtrim.

Bëhet me dije se vendimi nga “Arrest me burg” në “Arrest shtëpie” është dhënë me pretendimin se prokurori ka zgjatur jashtë afateve hetimet.

Prokurori i çështjes ka kërkuar shtyrjen e hetimeve me 3 muaj.

Kujtojmë se skandali i mashtrimit i ish-sanitares së spitalit “Shefqet Ndroqi” u bë publik në media në fillim të këtij viti.

Në videon e bërë publike, Alldervishaj i kishte marrë 8 milionë lekë vajzës së një pacienteje me Covid-19 duke e mashtruar se ishte infermiere dhe do të kujdesej për nënën e saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here