Gjobiten me nga 10 milionë lekë dy administratorë anijesh turistike në Sarandë

Dy administratorë anijesh turistike në Sarandë janë gjobitur me nga 10 milionë lekë të vjetra secili nga Policia, pasi janë konstatuar duke ushtruar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Më konkretisht bëhet fjalë për shtetasit:

-B. K., pasi ka vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë në anijen e tij turistike të ankoruar në vendin e quajtur “Liman”, Sarandë, pas orarit të përcaktuar për mbyllje;

-I. H., pasi ka vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë në anijen e tij turistike të ankoruar në vendin e quajtur “Liman”, Sarandë, pas orarit të përcaktuar për mbyllje;

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë administratorët e lokaleve dhe qytetarët që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment