Luigi Soreca mer “çelesin e qytetit ” te Gjirokastres

Ne kuader te 16 vjetorit te pranimit te Gjirokastres ne UNESCO mbremjen e se enjtes eshte zhvilluar nje aktivitet ne kalane e qytetit. I ftuar special ishte ambasadori i BE ne Shqiperi Luigi Soreca i cili eshte vleresuar me çelesin e qytetit nga kryebashkiaku Flamur Golemi . Sipas ketij te fundit Soreca e meriton te kete celesin e qytetit pasi eshte nje mik i vecante i Gjirokastres ndersa kryebashkiaku Golemi nuk ka harruar te permend dhe kerkesen e Aleances per Teatrin per ta shpallur ambasadorin “non grata”, duke i quajtur “disa pak te deshperuar” .

Gjithashtu te dy bashkedrejtoret ekzekutiv te Fondacionit Shqiptaro-Amerikan te Zhvillimit
Martin Mata dhe Aleksander Sarapuli iu eshte akorduar titulli qytetar nderi i Gjirokastres.
Te pranishem ne aktivitet kane qene kreret e pushtetit vendor si dhe ish ministrja e kultures Mirela Kumbaro.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment